Siguria Kombëtare në rrezik/ Arrestimi i deputetit, zëdhënës i grupeve kriminale, “çjerrja e maskës” e rradhës për Edi Ramën
Edi Rama nuk e ka shumicën e shqiptarëve.
Ai fiton zgjedhjet jo me votë të lirë por me përfshirjen dhe ndikimin e bandave kriminale.
Arrestimi i deputetit socialist të Durrësit tregon edhe një herë se, Shqipëria qeveriset nga bandat dhe grupet kriminale.
Por janë disa pyetje thelbësore që meritojnë përgjigje:
– Çyrbja hëngri sërish “dardha pas shpine” apo Rama e dinte?
– Si u bë i arrestuari anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare?
– Kush ja dha “certifikatën e sigurisë”?
– A e ka cënuar Sigurinë Kombëtare Edi Rama, përmes deputetit të arrestuar?
– Çfarë informacionesh “top secret” ka patur në duar i arrestuari?
– A duhet mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare nga Presidenti i Republikës?
– A është e moralshme që deputetët e qarkut Durrës të vazhdojnë mandatin?
– A mund të besohet më se kjo mazhorancë mund të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme?
Miq,
Shqipëria është në një ndër momentet më kritike të historisë së saj, teksa grupet kriminale kanë gjithçka në dorë. Prandaj, me Ramën nuk ka patur, nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje demokratike.
P.S. linku i njoftimit për shtyp nga SPAK ku renditen elementet e veprave penale, [➡️] “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer më tepër se një herë
[➡️] “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer më tepër se një herë. [➡️] “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer nga shtetasi J. Ç., më tepër se një herë.
[➡️] “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi J. Ç [⤵️]
https://spak.gov.al/njoftim-per-shtyp-date-21-10-2024/
Opozita është e vendosur në kërkesën e saj për qeveri teknike pasi me Ramën në krye të qeverisë është e pamundur pjesëmarrja në zgjedhje.
#freeBerisha