Edi Rama nuk e dorëzon pushtetin, pasi zonja Rama si Elena Çaushesku, apo Nexhmija, ka filluar të pasurohet gjatë viteve të kryeministrit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar bashkëshorten e Edi Ramës, se gjatë viteve të tij si kryeministër është pasuruar edhe më shumë.

Berisha tha se, Edi Rama nuk e dorëzon pushtetin, pasi zonja Rama si Elena Çaushesku, apo Nexhmija, ka filluar të pasurohet mirë gjatë viteve të kryeministrit.

“Të dashur miq!

Sot Shqipëria është pamja e zezë në të gjitha ekranet, lajmet e planetit.

Sot bastardi i xhelatit Kristaq Rama, riktheu në publik skena horror të një diktature mafioze, arrestimin, goditjen, zvarritjen e ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit dhe kryetarit të partisë së dytë më të madhe opozitare, Ilir Meta, pa asnjë akuzë, por thjeshtë si armik në hetim.

Edi Rama me këtë akt prej frikacaku, dëshmon nga njëra anë se, ai përjeton tmerre, se ai ka një frikë të tmerrshme nga opozita dhe se, i udhëhequr nga kjo frikë ai është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt kundër saj.

Por nga ana tjetër Edi Rama dëshmon me këto akte, se ka tmerr, ka ferr nga largimi nga pushteti, pasi mbi të rëndojnë akuza dhe vepra kriminale ndër më të mëdhatë.

Nga zhdukja e personave, tek atentatet dhe përpjekjet për asgjësime fizike, tek sarajet e krimit të ndërtuara me para krimi, tek firmat e tij kriminale mbi djegësin e Tiranës, 132 mln euro të zhdukura në kontot ofshorë të tij dhe Erion Veliajt.

Te grabitja e Portit të Durrësit, aferë 3-4 miliardë Euro me Alalabarin e Llukashenkos.

Tek plaçkitja me bandat e tij të 6 milione metër katrot troje turistike ku aksionet e tij nuk janë më pak se 30%.

Tek plaçkitja e tokave të pronarëve legjitimë dhe dhënia e tyre, Olsi Ramës, Karlo Bolinos. Tek grabitja e 224 mijë metër katror tokë në Gjipe, pa asnja dokument kadastral apo shpronësimi.

Edi Rama ka frikë të tmerrshme, nuk e dorëzon pushtetin se e di që është vetë krimi.

Edi Rama nuk e dorëzon pushtetin, sepse edhe zonja Rama si Elena Çaushkesku, apo Nexhmija ka filluar të pasurohet mirë gjatë viteve të kryeministrit.

Vetëm pak kohë më parë Helena e Edi Ramës, bleu 500 mijë euro apartamentin në bllok karshi vilës së Enverit.

Edi Rama ka tmerr se edhe thjeshtra e tij, ndonëse me ligj vajzë familje, nuk deklaron asnjë qindarkë si fiton e si s’fiton.

Familje krimi, botë krimi, tikipe e narkokriminelëve diktatorë.

Nuk dorëzon dot pushtetin se Olsi Rama, defakto anëtar i bandës ‘Hakmarrja për drejtësi’ në aferën ‘Xibraka’, eksponentë kryesorë në këtë aferë, është një kriminel, trafikant ndërkombëtar i cili ka kryer vepra të rënda penale dhe mbrohet nga pushteti i vëllait.

Edi Rama nuk dorëzon dot pushtetin se në 1 milion faqe të krimit, emri i tij lakohet 300 mijë herë, është emri më i lakuar në të gjitha dosjet e krimit, nga të gjitha bandat.

Edi Rama nuk ka zaman, nuk ka bojë që fshin emrin tënd nga ato dosje.

U them shqiptarëve se ato do lexohen, do bëhen publike dhe ty që të del emri nëpër mediat e botës, si bandit, si bashkëpunetor me bandat, do të japësh llogari përpara shqiptarëve për krime në të cilat je implikuar”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …