Paloka: Sot, pas fakteve të bëra publike, do duhej të vihej në pranga Edvin Rama!

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas arrestimit të dhunshëm të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

“Mjaftojnë pamjet e rrëmbimit te ish-Presidentit, nga ajo polici që shoqëronte me temena “Escobarin e Ballkanit”, për të kuptuar se këtu nuk ka një drejtësi në veprim po një mostër që vepron në funksion të konsolidimit të rrëgjimit të tij diktatorial por dhe hakmarrjes së tij prej burracaku!”, shkruan Paloka.

Reagimi

Një bandë kriminale nën urdhrat e Ramës, që po kalon dhe Sigurimin e Shtetit me aktet kundër opozitës!

Mjaftojnë pamjet e rrëmbimit te ish-Presidentit, ish- Kryetarit të Parlamentit, ish-Kryeministrit të vendit dhe kryetarit të partisë së dytë më të madhe opozitare, nga ajo polici që shoqëronte me temena “Escobarin e Ballkanit”, për të kuptuar se këtu nuk ka një drejtësi në veprim po një mostër që vepron në funksion të konsolidimit të rrëgjimit të tij diktatorial por dhe hakmarrjes së tij prej burracaku!

Sot, pas fakteve të bëra publike, do duhej të vihej në pranga pikerisht Edvin Rama!

 

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …