Shpërthen Kryemadhi: Na del një “motër fucker” që e godet në kokë Ilir Metën…

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi tha se do e respektojë vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Deputetja e PL Monika Kryemadhi tha se, aty në kamera ka dalë edhe një “motër fuc**r”, që godet Metën gjatë arrestimit. Sipas Kryemadhit, SPAK heton vetëm opozitën dhe jo maxhorancën.

“Patjetër, do e respektoj masën (detyrim paraqitjeje). Kjo është edhe drejtësia e kastruar e Edi Ramës. Beteja nuk është te forca, por te argumenti. A ka qeveria argument për incenaratorin e Tiranës, po ndërtimi pa leje i hektarëve dhe kamionëve me dhera me miliona euro? Po pallatet ku pastrohen parat  e drogës nga Spanja, Dubai etj.? Çfarë bën SPAK-u? Bashkon SPAK-u dosjen e CEZ-DIA në 5 vjet! S’kanë argument dhe hajt t’i mbyllin gojën Ilir Metës, e ta fusin brenda, me një rrëmbim kriminal, siç bënë bandat e Shijakut dhe Durrësit.

Njerëz dy metra të gjatë, me kapuç dhe kallash, e kë do kapnin? Ilir Meta nuk është kriminel. Kur e kanë kërkuar Ilir Metën e s’u ka vajtur. Kur i kanë thënë Ilirit të shkojë dhe nuk ka shkuar. Kur u ka thënë Ilir Meta jo atyre? Kush është Ilir Meta që e tërheqin ashtu? Na del edhe një motërfucker atje, që e godet në kokë! Kush është policia e Neritan Nallbatit që na bëka aksion?! Policia e grupit të Shijakut, e vezëve dhe miellit, që kontrollon portin e Durrësit dhe Policinë e Shtetit? Tentova unë të hap gojën për inceneratorin e Tiranës dhe s’u bë asgjë, vazhdojnë paratë e paguhen, mediat paguhen dhe s’bëhet asgjë”, tha Kryemadhi.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Jeni terroristë mjedisorë! 5.8 milion m2 tokë ju keni dhënë investitorëve strategjikë

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar sot një interpelancë me ministren e Turizmit …