Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Ilir Metës, ditën e djeshme (21 Tetor) dhe shprehet se “skenari për eliminimin fizik të ish-Presidentit dështoi”.
Blushi thekon se dhuna, sipas tij, e ushtruar ndaj Metës nuk do të tolerohet, duke theksuar se “askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit sipas përgjegjësive që ka patur në këtë akt terrorist”.
Ai shtoi se “skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin fizik të tij do të ndëshkohet pa mëshirë pavarësisht maskave në surrat!”
“Skenari kriminal destabilizues për eliminimin fizik të Presidentit Ilir Meta dështoi!
Por skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin fizik të tij do të ndëshkohet pa mëshirë pavarësisht maskave në surrat!
Dhuna e ushtruar, siç provon qartë kjo video, nuk do të tolerohet dhe kurrë nuk do të amnistohet!
Partia e Lirisë është duke mbledhur informacion për emrat e të gjithëve terroristëve që nga dje e kanë personale me çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot.