Deputetët e PD në Strasburg/ Spaho: Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira!

Deputetët e Partisë Demokratike kanë protestuar në Parlamentin Europian në Strasburg, në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Deputeti Edmond Spaho tha se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira. Ai shtoi se vullneti i votuesve është deformuar, për shkak, siç tha ai, “lidhjeve të kryeministrit Rama me krimin”.

“Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme. Një nga mesazhet që duam të përcjellim në PE është domosdoshmëria për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme, sipas standardeve të OSBE-ODIHR.

Kryeministri Edi Rama ka lidhje me krimin dhe vullneti i votuesve është deformuar, në përputhje me dëshirat e kryeministrit dhe grupit që ai përfaqëson”, tha Spaho.

About Redaksia

Check Also

Berisha: AKSHI është Rama dhe Linda! Në krye të mafies së fjalës së lirë qëndron Sokol Balluku dhe Baton Stanishiqi

Isa Myzyraj, Report Tv: Z. Berisha, një pyetje për AKSHI-n, meqenëse u ndalët shumë gjatë. …