CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Isuf Çela: Jemi në regjim! Rrezikohet parlamentarizmi sepse nuk ka zgjedhje të lira

Deputeti demokrat, Isuf Çela, deklaroi për SYRI TV se Shqipëria është në regjim. Duke folur nga protesta e ligjvënësve demokratë nga Strasburgu, ai tha se më shumë rrezikohet parlamentarizmi dhe demokracia në vend.

“Jemi këtu prej dy ditësh për të sensibilizuar eurodeputetët për situatën politike në Shqipëri, që është një situatë regjimi.

Më shumë rrezikohet parlamentarizmi dhe demokracia se nuk ka zgjedhje të lira.

Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kemi zhvilluar disa takime, jemi takuar me eurodeputetë dhe do të shohim hapat, me dokumente, me fakte, me pamje, me regjistrime, që u janë drejtuar atyre për të marrë një informacion të qartë për situatën në Shqipëri”, tha Çela.

About Redaksia

Check Also

Teza e PD është kjo, vota vdiq pa hyrë në kuti! Rinumërimin nuk është kërkesë e partisë, por e kandidatëve të saj

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp me gazetarët u shpreh se …