Komenti për protestën në PE/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Ti bën tangon me krimin e organizuar

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur komentit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me protestën e deputetëve të Partisë Demokratike para Parlamentit Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se, Edi Rama ka zgjedhur që ta bëjë “tangon” me krimin e organizuar që i vendos emrat në listën e kandidatëve për deputet, ndërsa sipas tij, opozita ka zgjedhur që ta bëjë “tangon” me interesin publik.

Gazment Bardhi: “Duhen dy për një tango pa asnjë diskutim! Dhe ti e ke zgjedhur dyshen tënde të tangos: krimin e organizuar. Ti ke vendosur të bësh tango me Altin Hajrin, që të dikton të 3 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. Ti ke vendosur të bësh tango me Avdylajt, që të diktojnë të 5 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. E ndërkohë që ti bën tango me krimin e organizuar, duke vallëzuar muzikën që krimi i organizuar dëshiron, opozita ka vendos të bëjë tango me interesin publik, për të vallëzuar çdo shqiptarë muzikën që përfaqëson vlerat europiane në qeverisje dhe që garanton mirëqenien e tyre.”

Kujtojmë se gjatë konferencës së përbashkët në Tiranës me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministri Edi Rama u pyet edhe në lidhje me protestën e deputetëve të Partisë Demokratike para godinës së Parlamentit Europian.

Rama deklaroi se muzika e Bashkimit Europian është e shkruar në mijëra partitura me detyra konkrete, afate konkrete, me monitorim shumë të imtësishëm dhe me rezultate konkrete. Ai shtpi më tej se nuk do të qëndrojnë në vend dhe të vajtojnë situatën, por do të vazhdojnë përpara për të përmbushur detyrat dhe për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian.

 

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …