Berisha: Bangladeshi i Hasinasë që e përzunë rinia qëndron 13 shkallë mbi Shqipërinë e Ramës

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se në të drejtat civile të qytetarëve, vietnamezët në diktaturën komuniste të Partisë Komuniste të Vietnamit, qëndron për respektimin e tyre 5 shkallë mbi narkodiktaturën e Edi Ramës.

Berisha ka theksuar më tej se përsëri Shqipëria e Lukashenkos së Ballkanit qëndron 4 vende më poshtë se Bjellorusia e Lukashenkos së Putinit.

“Miqtë e mi, po në të drejtat civile të qytetarëve?

Në të drejtat civile të qytetarëve, vietnamezët në diktaturën komuniste të Partisë Komuniste të Vietnamit, qëndron për respektimin e tyre 5 shkallë mbi narkodiktaturën e Edi Ramës.

Po si qëndron ndërhyrja në vendimet e gjykatave?

Në çështjet civile, Bangladeshi i Hasinasë që e përzunë rinia dhe qytetarët e Bangladeshit, në vendimet gjyqësore dhe ndërhyrjet e qeverisë në vendimet gjyqësore, qëndronte fiks 13 shkallë mbi Shqipërinë e Edi Ramës.

Po në drejtësinë penale, si qëndron Shqipëria e narkodiktaturës në krahasim me diktaturën ideologjike të Lukashenkos?

Përsëri Shqipëria e Lukashenkos së Ballkanit qëndron 4 vende më poshtë se Bjellorusia e Lukashenkos së Putinit.

Pra, kjo është, këto janë tiparet e narkoshtetit të sotëm.

Po ndërhyrja e qeverisë në drejtësinë penale?

Vietnami komunist, Vietnami monist qëndron 8 vende më mirë se Shqipëria e narkoshtetit të Edi Ramës.

Të dashur miq, ju solla këtu disa të dhëna për të kuptuar ju dhe shqiptarët se cila është e vërtetat e diktaturës së krimit, drogës dhe vjedhjeve në Shqipëri.

Ju solla këto të dhëna për të faktuar se diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjeve në Shqipëri është disa herë më e keqe se ajo komuniste e Vietnamit, se ajo komuniste e Lukashenkos dhe është forma më e keqe e diktaturës që ekziston”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Deputetët që nuk janë në lista i ftoj që të kontribuojnë! Në politikë udhëtimi nuk ka vetëm një finish!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u bëri thirrje nga Elbasani edhe atyre që nuk u …