Në një fjalim të fortë mbajtur në Rrugën e Shpresës, lideri i opozitës, Sali Berisha, shprehu bindjen se kombet kanë triumfuar gjithmonë mbi diktatorët, pavarësisht mbështetjes që këta të fundit kanë marrë.
Ai ftoi shqiptarët të bashkohen nesër në orën 11 para Bashkisë, duke theksuar se është koha për të protestuar ndaj abuzimeve të pushtetit dhe për të kërkuar drejtësi.
Berisha garantoi se Programi i Partisë Demokratike do të përqendrohet në forcimin e ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët.
Berisha: Garantoj shqiptarët se ligji dhe vetëm ligji, barazia para ligjit është qëllim madhor i programit të PD-së.
Garantoj shqiptarët se forcë në botë që të mbajë në këmbë për një kohë të gjatë këtë diktaturë të urryer nuk ka.
Kombet kanë triumfuar gjithmonë mbi diktatorët, pavarësisht kush i ka mbështetur ata.
Nesër në ora 11, të gjithë tek Bashkia. Ta nxjerrim për zverku kryehajdutin e kryeqytetit, këtë monstër njerëzore që ka vjedhur qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë. Ta përzëmë nga Bashkia.
Fitorja është e jona.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Fitore, fitore, fitore!