Balliu: Pushteti u jep fuqi kriminelëve! Rama ka një mal me prova…

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu në protestën qytetare përpara Bashkisë së Tiranës tha se opozita është e vetmja në botë që ka kallëzime penale ndaj saj më shumë se san ë Rusi.

Sipas Balliut, demokracia në këtë vend, është shumë herë më e madhe se sa ajo e opozitës në Shqipëri.

Balliu tha se përgjimet e Sky Ecc, faktojnë se si socialsitët mbrojnë kriminelët dhe i strehojnë në banesat e tyre, në këmbim të listave në zgjedhje. Lista të cilat, sipas tij, vendosen nga lideri i partisë.

Për Balliun, drejtësia i ka të gjitha këto të faktuara, falë përgjimeve të sjella nga autoritetet ligjzbatuese ndërkombëtare, por ka frikë të hetojë Ramën, madje t’i përmendë edhe emrin.

Shefi i organizimit në PD, bëri thirrje që në protestën kombëtarë të thirrur më 29 tetor, të bashkohen të gjithë shqiptarët, për të zhdukur kriminelët që kanë pushtuar vendin.

“Opozita e vetme në botë që ka kallëzime penale më shumë se sa popozita në Rusi. Rusia është lule para opozitës këtu. Kemi mediat, a ka hetim për Abc News, nga i gjen lekët që paguan punonjësit, mos i merr nga vëllai i Veliajt. Krimineli ishte fshehur te shtëpia e atij që mbronin mediat e paguara nga incineratorët, ngaqë e denoncoin ne.

Në përgjimet e sky ecc, se SPAK, emrin e Ramës s’e shqipton dot, thuhet se Altin Hajri meqë më strehove do të çoj nga nr,5 në 3 në listë, e vijnë zgjedhjet, ai del fitues në listën e nr.3. Kush e ka fuqinë të të kalojë nga 5 në 3?

Ne nuk e dimë se sa banditë strehohen në shtëpinë e tyre. Fakti mbetet që akuza është e vërtetuar, më kë foli ky? Si del dosja e Metës në publik dhe jo Sky ecc. Pse një prokuror, që është për jetë a vdekje një operracion, ta kthejë në operacion plastik. Duhet të kësh moralin e tyre që fsheh kriminelë në shtëpi. Dhe këto bëjnë, sa më lart të ngjitesh me krimin, aq me lart je në listë. Rama ka një mal me prova, Olsi Rama, një mal me prova, Balluku, Xhaçka një mal me prova. Erion Veliaj një mal me prova. Sali Berisha me dosje të stisur e pa fakte mbahet në burg.

Plarent Ndrecën, roje e ka pasur. Na kishte ndërruar edhe 12 drejtorë, ata ikën në burg për krimet e Veliajt. Ka 2 muaj bashkia pa punonjës, janë të gjithë ekipi i këtij. Me 29 kemi thirrur protestë. Jam nga ata që e kam akuzuar më shumë këtë qeveri. Rama ka lindur, jeton e do ta vazhdojë jetën si kriminel. Ai kërkon t’u vjedhë e t’u çojë fëmijët me gomone, e ai jeton në Surrel me paratë tuaj. Kriminelin duhet ta gjejmë të vetja, a ta mbajmë apo ta zhdukim. Protestë për ligjin, drejtësinë, familjen. S’mund të rriten fëmijët tanë në një vend, ku s’dallohet kush është burrë e kush grua. Policia detyrohet të mbrojë vrasësit nga ata që ne denoncojmë, s’mund të ndodhë. Janë këta që u japin fuqi atyre. Këta monstra që çdo ditë, vjedhin paratë. Me 29 veshim cizmit përballë këtyre trafikantëve, e duhen trajtuar si të tillë”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Korreshi-Spiropalit: Sa more karrigen na vure gardhin metalik në Kuvend…

Deputeti i PD, Saimir Korreshi që në nisje të fjalës së tij në Kuvend, ironizoi …