Berisha: Nesër në pushtet do bëjmë gjithçka për heqjen e TVSH-së për ushqimet!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një konference shtypi tha se, do bëjmë gjithçka për heqjen e TVSH-së për ushqimet. Ai tha se, nesër në pushtet, këto do jenë ndër vendimet e para që do marrim.

Unë mund të jap një listë të gjatë këtu, por nuk dua të abuzoj me kohën e askujt.

Dua ta mbyll se beteja jonë në parlament do jetë vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar dhe mbi këtë minimum rritjen e pensioneve në varësi të ditëve të punës dhe invaliditetit.

A e dini ju mor miq se çfarë aktesh kanë bërë këta?

Janë qindra e qindra invalidë të operuar për problematika të ndryshme jo në zorrën qorre siç thoshte Edi Rama, por në zorrën e trashë.

Shkoni dhe pyesni pak se sa u kushtojnë materialet që u duhen atyre për higjienën e përditshme.

A mund të besoni ju se dogana i taton këto materiale me 140 përqind të çmimit me të cilin blihen?

Në narkoshtet ndodh çdo gjë.

Kjo ndodh edhe me këta.

Do bëjmë gjithçka për minimumin jetik 200 euro, për rritjen e pensioneve me 20 përqind për të gjithë ata që kanë kontribute, përveç 200 euro.

Sikundër do bëjmë gjithçka për heqjen e TVSH-së për ushqimet.

Por, ne votat nuk i kemi.

Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj, për zërin tuaj.

Ju garantoj se nesër në pushtet, PD këto do jenë ndër vendimet më të para që do marrë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Noka: Gjendja e Gjekmarkajt është shqetësuese! Narko-policia gënjeu!

Sekretari iI Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur për gjendjen e deputetit Agron Gjekmarkaj, …