Drejtësia shqiptare në ditët më të zeza të saj!

Publikimi i Indeksit të Sundimit të Ligjit nga organizata prestigjioze ‘World Justice Project’ ka nxjerrë në pah atë që opozita thotë prej vitesh.

Drejtësia shqiptare është në ditët më të zeza të saj!

Shqipëria renditet më keq se vendet komuniste apo se vendet në luftë kur bie fjala tek drejtësia.

Një shikim i përgjithshëm i të dhënave për sundimin e ligjit tregon rënien pikiatë në Shqipëri që kur Edi Rama mori pushtetin.

Kështu, në vitin 2015, Shqipëria shënonte 0.52 pikë, duke u renditur ndër vendet mesatare në botë.

Por aktualisht Shqipëria shënon 0.48 pikë, duke qenë në një renditje me vende si Bjellorusia apo Vietnami komunist.

Akoma më tronditëse është renditja e Shqipërisë kur bie fjala tek drejtësia penale.

Kështu, në vitin 2015, Shqipëria ishte në vendin e 46 në botë, me një renditje prej 0.46 pikësh.

Aktualisht Shqipëria është në vendin e 92 në botë, me 0.38 pikë, më keq se Nigeria, Serbia, Zambia, Gambia apo Indi.

ImageImage

 

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …