Eksperti për çështjet e BE, Toby Vogel: Rama, autokrati i dytë i preferuar i BE-së

Toby Vogel, ish-gazetar i njohur dhe një prej ekspertëve më të mirë për çështjet e Bashkimit Europian, ka ‘gozhduar’ me një fjali të vetme presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Duke rishpërndarë postimin e saj nga takimi me Edi Ramën, gazetari shkruan se Rama është një autokrat që preferohet nga Brukseli.

“Autokrati i dytë më i preferuar i Bashkimit Europian në Ballkan,” shkruan Vogel.

Komentuesit ndërkohë ‘sqarojnë’ se autokrati i parë më i preferuar i BE-së është Aleksandar Vuçiç.

Në fakt, ka shumë prej komentuesve që thonë se Rama duhej të ishte i pari në listë.

Edhe pse raportet e rëndësishme ndërkombëtare, përfshi ato që dalin nga Uashingtoni zyrtar, thonë se Shqipëria ka njohur vetëm përkeqësim sa i përket korrupsionit, krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit, Ursula von der Leyen foli me superlativa për Edi Ramën, të cilin e quan ‘miku im’ në postimin e saj.

Komentuesit në reagimin e Vogel thonë se Rama po godet në mënyrë të pamëshirshme opozitën.

Ish-eurodeputetja Doris Pack shkruan për bashkëkombasen e saj gjermane, Ursula von der Leyen: “Është një turp! Ajo nuk dëshiron të shohë realitetin. Më vjen turp për të”.

 

About Redaksia

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …