Arsyeja e vërtetë e Ramës në New York, ditëlindja e njeriut më të urryer…

Takimi me shqiptarët në New York duket se nuk është arsyeja kryesore e udhëtimit të Edi Ramës në SHBA. Kryeministri ka shijuar mbrëmjen e kaluar një ndëshje basketbolli nga ato që konsiderohen luksi në New York.

Rama është parë pranë fushës me një kapele në koke gjatë ndeshjes mes ‘New York Knickers’ dhe ‘Indiana Pacers’. Biletat për këto ndeshje në varësi edhe vendit ku ulesh shkojnë në disa raste deri në 8 mijë dollarë. Nuk dihet ende se sa ka paguar kryeministri shqiptar në këtë rast.

Veç ndeshjes arsye tjetër shumë domethënëse e vizitës së tij në SHBA është edhe ditëlindja e Alex Soros, djalit të miliarderit të Fondacionit Shoqëria e Hapur, me të cilin Edi Rama ka një lidhje shumë speciale.

Pra, nuk janë shqiptarët në diasporë eventi më i rëndësishëm për kryeministrin. Ky takim është thjesht një “aksesor” që ai e sposton apo rregullon në varësi të ditëlindjes së Alex Soros apo qoftë dhe të një ndeshje basketbolli.

Shpenzimet e Ramës për udhëtime me charter, ekspozita apo evente të tjera vanitoze si kjo ndeshje basketbolli, asnjëherë nuk janë bërë transparente. Opozita kërkoi një vit më parë një komision hetimor për këtë çështje, por që u refuzua nga mazhoranca.

Në videon më poshtë mund të shihni kryeministrin shqiptar të “maskuar” me kapele në kokë fare pranë fushës së basketbollit.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …