Balliu: Gruaja e Edi Ramës vlerëson reformat e qeverisë, më pas organizatat e huaja japin dhe notën vlerësuese!

Deklarata e kordinatorit rajonal per Tiranen i PD, Klevis Balliu:

Përshëndetje,

Organizatat nderkombetare po e vleresojne ecurine e Shqiperisë mbi bazen e studimeve te bera nga bashkeshortja e kryeministrit.

Po, po, reformat e qeverise te Edi Rames per ceshtjet sociale, per turizmin dhe per gjithcka tjeter sot po studiohen nga Linda Rama.
Studimi i Lindes i quan te jashtezakonshme keto refoma, e me pas organizata prestigjose si BERZH ( Banka Europian per Rindertim dhe Zhvillim) si dhe UNDP marrin si baze te raporteve mbi ecurine ekonomike, shoqerore dhe politike te Shqiperise, studimet e bashkeshortes te kryeministrit qe eshte ‘arkitekti’ i te gjitha reformave.

Nuk ka rast me te kristalte se ky qe ilustron konfliktin e interesit.

Demi per vendin dhe qytetaret eshte jashtezakonisht i madh sepse reformat i paraqet burri dhe i vlereson gruaja.

Shihni se si Edi Rama pasi ka kapur te gjitha pushtetet nuk ndalet as para tentatives per te patur ne xhep edhe organizatatat e huaja, trupat vleresuse.
Ky nuk eshte nje konflikt interesi i Kryeministrit Rama dhe te shoqes por edhe institucioneve te huaja qe mbyllim te dy syte para ketij standardi.

Kur degjoni raporte te huaja per suksesin e ekonomise, turizmit dhe reformave te qeverise kini parasysh se firmen mbi keto trillime e hedh Linda Rama.

Tani mund te kuptohet pse raportet e ketyre organizatave kane qene kaq te paperputhshme me realitetet qe ju shihni perdite.

Ky konflikt i paster interesi eshte kthyer ne nje korridor dizinformimi per realitetin ne Shqiperi.

Partia Demokratike u ben thirrje ketyre organizatave, duke shpresuar qe ky konflikt interesi te kete ndodhur pa dijenine e tyre, qe te distancohen nga studimet e Linda Rames qe kerkojne te zbukurojne reformat kriminale dhe shpopulluese te Edi Rames.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …