Protesta vijon brenda takimit në New York, Rama ndërsen patronazhistët

Protesta e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork ka vijuar edhe brenda ambienteve ku Edi Rama po vijon takimin e tij personal me patronazhistët e marrë nga Shqipëria dhe Europa.

Nga video e ardhur në redaksinë e SYRI-t, dallohen disa shqiptaro-amerikanë të cilët kanë protestuar gjatë fjalës së Edi Ramës në ambientetet e brendshme të sallës ku po zhvillohet takimi me patronazhistët.

Ata e kanë akuzuar atë si hajdutin e Shqipërisë, i cili po pengon përparimin e vendit drejt BE-së.

Por që takimi i Ramës është me patronazhistët kjo vërtetohet nga reagimi shtazor i atyre që po sigurojnë kryeministrin, të cilët i kanë ofenduar dhe nxjerrë me forcë nga salla.

‘Shqipërinë e keni penguar ju hajdutë’, ‘Rroftë Shqipëria e Lirë’, ishin disa nga fjalitë e protestuesve shqiptaro-amerikanë në sallën e takimit të Ramës me patronazhistët në Nju Jork.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet/ Veliaj-Ajolës: Thuaji Ramës, Belinda i ka paguar Olsit 2 milion euro në Greqi!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencën me gazetarët, denoncoi dhe një pjesë të përgjimeve …