Protestuesit në New York kanë detyruar Ramën që të futet nga dera e pasme e sallës ku është planifikuar aktiviteti. Rama është pritur me thirjet, “Rama kriminel”.
Shqiptarët që jetojnë në SHBA e kanë pritur me protestë kreun e qeverisë Edi Rama i cili do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare në New York.
Ndërkohë është paralajmëruar se në këtë takim do të marrin pjesë administrata dhe krerët e bashkive të të gjithë vendit. Protestuesit hedhin parulla, si: poshtë diktatura, poshtë komunizmi, poshtë Edi Rama.
Qytetarët shqiptarë në Amerikë shprehen se kanë dalë në këtë protestë kundër qeverisë së Ramës dhe shkatërrimit të opozitës shqiptare.