Mbetjet toksike në Durrës, Bylykbashi: Skemë krimi, rrezikohet shëndeti i shqiptarëve!

Anija “Moliva” me 200 kontenierë që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, pritet të hyjë në Radë në portin e Durrësit mëngjesin e së hënës.

Partia Demokratike, siç paralajmëroi edhe një ditë më parë, po proteston në hyrjen para portit bashkë me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ata kanë shpalosur një pankartë ku shkruhet “Mbetjet janë të rrezikshme, qeveria toksike”.

Nënkryetari i PD, Oert Bylykbashi i pranishëm në protestë është shprehur se prokuroria duhet të ishte në Portin e Durrësit për të sekuestruar kontinierët.

Bylykbashi është shprehur se kjo është një skemë krimi gjigande dhe ky port është përbashkues i interesave të politikës dhe krimit.

“Mbetjet toksike po vijnë në Portin e Durrësit dhe e bëmë këtë protestë për të caktuar qartë qëndrimin jo vetëm të PD por edhe të qytetarëtve të Durrësit dhe Shqipërisë që janë kundër këtyre mbetjeve.

Kjo është një skemë krimi gjigande dhe ky port është përbashkues i interesave të politikës dhe krimit. Porti është grabitur për të ja dhënë mikut të Ramës dhe kur ndodh kjo asgjë nuk mund ta pengojë kalimin e mbetjeve toksike.

Këto mbetje u pikasën nga Rrjeti i Baselit dhe zbuluan skandalin duke i bllokuar në një vend tjetër dhe po i kthejnë pas për të helmuar shëndetin e qytetarëve të Shqipërisë.

Ajo që na shqetëson ne përveç mungesës së transparencës është shëndeti dhe rreziku i saj nga këto mbetje toksike. Ky është prokuroria që duhet të jetë këtu e gatshme për të sekuestruar kontinerët dhe të arrestojë personat që janë përfshirë drejtpërdrejtë këtu deri te ministrat”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …