Në tubimin e përnatshëm në “Rrugën e Shpresës,” kryedemokrati Sali Berisha në një reflektim mbi 300 ditët e fundit të aktivitetit të opozitës, theksoi se gjatë kësaj periudhe kanë denoncuar me forcë narkodiktaturën e Edi Ramës, duke e cilësuar atë si hajdutin më të madh të historisë dhe pushtimin më të egër që ka përjetuar Shqipëria.
Berisha përmendi se platforma e regjimit, e mbështetur nga armiqtë e kombit, ka sjellë pasoja të rënda për vendin, por, përmes angazhimit të fortë të mbështetësve, është arritur të mbrohet interesin kombëtar. Ai theksoi se “Rruga e Shpresës” është bërë një simbol i qëndresës dhe i fjalës së lirë, duke shërbyer si tribunë për të vërtetat që lidhen me fatin e shqiptarëve, të cilët vazhdojnë të luftojnë për një të ardhme më të mirë.
Ne u faktuam shqiptarëve se Edi Rama është hajduti më i madh i të gjitha kohërave.
Ne u faktuam shqiptarëve se Edi Rama dhe regjimi i tij janë pushtimi më i egër i këtij vendi që e zbrazi dhe boshatisi atë, duke zbatuar pikë për pikë, platformën e armiqve të egër të kombit shqiptar, Vaso Çubrilloviç, etj.
Këto 300 ditë na kjo platformë e fjalës së lirë dhe kjo dritare, ne mbrojtëm të pamposhtur interesin kombëtar të shqiptarëve, në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që janë.
Këto 300 ditë miq të dashur, ju e shndërruat këtë rrugë në rrugën e tmerrit për narkoregjimin, i cili i lemerisur nga ju, dërgon çdo natë hafijet e tij që t’ju numërojë, të ju fotografojë, por ju jeni këtu në çdo kohë, në çdo stinë, të pamposhtur luftëtarë të paepur, pararendës të një fitoreje të mbarë kombit.
Këto 300 ditë kjo dritare, falë jush, u del çdo natë në ëndërr, Edi Ramës dhe Linda Bashës, si porta e ferrit.
Këto 300 ditë ju krijuat këtu Rrugën e Shpresës, për mbarë shqiptarët.
Krijuat këtu parlamentin, tribunën historike të fjalës së lirë, të të vërtetave të mbarë kombit.