168 mijë eurot i mori Agron Çela, burgun e bën Meta, dy standardet e SPAK që as nuk e pyet deputetin e Ramës

Gazetarja Ola Xama, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, akuzat ndaj ish-presidentit Ilir Meta, u shpreh se SPAK ka lënë jashtë hetimit zyrtarë dhe politikanë të rëndësishëm që janë me PS-në. Ajo përmendi rastin e ish-deputetit të LSI-së në Shkodër, Agron Çela që i është bashkuar PS-së dhe kryebashkiakut të Himarës Vangjel Tavo.

“E vetmja lidhje për marrjen e parave të dyshuara bëhet përmes dy kompanive, njëra prej te cilave është kompania fundore “Xhenis”, kompania e deputetit Agron Çela që ka qenë me LSI-në dhe që ka marëveshje dhe i është bashkuar PS-së. Çela ka thënë se kompania që i ka bërë transfertën nuk e njeh. Prokuroria e ka marrë të besueshme këtë edhe pse aty është fakti që kompania DIA, përmes kompanisë BSK i ka dëguar një transfertë 168 mijë euro kompanisë Xhenis të zotit Çela që i ka marrë këto para. Nëse ia ka dhënë Metës këtë duhet ta hulumtojë Prokuroria e Posaçme.

Ka edhe një moment tjetër me kontratat e lobimit. Në kallëzimin që ka qenë për lobimin, palë ka qenë edhe Vangjel Tavo, që ka thënë se nuk e njeh shtetasin grek dhe as kompaninë “Dorelita”, ndërkohë që është një foto e zotit Tavo me përfaqësuesin e kompanisë greke që ka bërë pagesën”-tha ndër të tjera gazetarja Xama.

About Krye Redaktor

Check Also

Pano: Nxënësit ngrijnë në shkolla, siguria mungon dhe terrenet sportive “me pagesë” – Zëri i të rinjve po shpërfillet?!”

FJALA E ANËTARIT KËSHILLIT BASHKIAK TË TIRANËS TË PD, JONATHAN PANO NË DISKUTIMIN E HAPUR MBI …