Mosbindja civile/ Flamur Noka: Do paralizojmë jetën politike dhe sociale!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka komentoi paralajmërimin e policisë ndaj protestës së opozitës se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe do të shoqërohet me procedime penale.

I ftuar në ‘Now’, Noka u shpreh se nuk bëhet fjalë për protestë por mosbindje civile që ka për detyrë të paralizojë jetën politike dhe sociale të vendit deri në qeveri teknike dhe këtë nuk e ndalon dot policia.

“Opozita është në mosbindje civile, kujt ja recitojnë këto vjersha këta? Ne nuk jemi në protestë, jemi në mosbindje civile, nuk më intereson çfarë reciton regjimi. Jam në mosbindje civile, vepër penale është të vjedhësh, vepër penale është të vjedhësh portin e Durrësit, jam në mosbindje civile, kam detyrë të paralizoj jetën politike dhe sociale të vendit deri në gjunjëzimi e këtij regjimi”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën me një fund të ngjashëm si të Asad

Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për …