Alizoti: Policët i shërbejnë karteleve të Elbasanit! Të kapin mafiozët, jo protestuesit!

Shoqërimi në policinë e Elbasanit të një protestuese femër, Daniela Gjini dhe shumë demokratëve e qytetarëve të tjerë që morën pjesë në protestën në rrethrrotullimin e Bradasheshit ka ngjallur indinjatë te ligjvënësit demokratë dhe qytetarët e tjerë.

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti ka parlajmëruar kryepolicin e Elbasanit, Roven Zeka, pas shoqërimit të një prej protestuesve femra.

Sipas Tomorrit, Policia e Elbasanit ka shoqëruar demokratët që sipas tij protestojnë për bukën e gojës, ndërsa ka frikë të përmendë emrat e banditëve dhe bandave që mbrohen nga Policia dhe ministri i Brendshëm.

Ligjvënësi demokrat paralajmëroi se një veprim i tillë arbitrar nga ana e Policisë, nuk do t’i zmbrapsë ata kundër kartelit të bandave në Elbasan e kudo.

“Pa më thënë emrat e banditëve të Elbasanit, do merremi bashkë. S‘të lejoj të më shoqërosh demokratët femra aty. Kanë marrë njerëz të thjeshtë. Roven Zeka ka shoqëruar demokratët që protestojnë për bukën e gojës. Kanë frikë dhe demokratët s’do t’i ndahen bandës së mafies që kanë marrë peng sot demokratët.

Kanë shoqëruar dhe goditur edhe deputetin. Të gjithë janë në shërbim të karteleve të drogës së Elbasanit. Policia në shërbim të horrave, kur u thua që më thuaj emrat e bandave, asnjë nuk thotë. Të jeni të sigurt se nga sot na kanë nga mbrapa. Policia dhe ministri i brendshëm të përmendin emrat e mafiozëve, kanë shoqëruar demokratët e thjeshtë që protestojnë për të drejtat e tyre”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …