Bllokohet edhe Jugu tek rrethrrotullimi i Levanit

Opozita ka nisur mosbindjen civile, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit. Opozita paralajmëroi bllokimin e gjashtë segmenteve kryesore të lëvizjes së automjeteve në Shqipëri, duke nisur nga ora 17.00. Deputetët e PD-së u shpërndanë në 6 akse kryesore dhe është parashikuar të paralizohet qarkullimi për tre orë.

Drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.

Në rrethrrotullimin e Levanit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Xhemil Beharaj, është bllokuar nënkalimi, ndërkohë, kalimi sipër për në autostradë është i hapur.

Është bllokuar nën dhe mbikalimi i Levanit që lidh me zonën e Vlorës dhe Gjirokastrës.

Protestuesit janë të shumtë nga zona e jugut, nga Fieri, Vlora, Gjirokastra, Tepelena. Po bëhet gati 20 minuta që është bllokuar kalimi, por kalimi sipër është i lirë, bllokimi është bërë tek nënkalimi.  Nuk ka pasur konfrontime, policia është pozicionuar ë distancë.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …