Flamur Hoxha, deputet në qarkun e Kukësit, nga rrethrrotullimi i Milotit tha se, mosbindja civile ka vazhduar tashmë e do të vijojë, kundër një qeverie që ka shpopulluar vendin e ka larguar rininë nga qarqet e veriut.
Sipas deputetit Hoxha, 2025 duhet të jetë viti i një qeverisjeje të re, e shqiptarëve, e nderit, për të bërë gjëra më të mira për vendin në të ardhmen e jo të vjedhë nga mëngjesi në darkë, siç bën qeveria Rama.
“Ka vazhduar e do vijojë mosbindja civile, që ka shpopulluar vendin e ka larguar rininë nga qarqet e veriut. Kemi banorë që kanë ardhur nga çdo fshat i qarkut të veriut. Ka ardhur radha t’i kthejmë mikrofonin Ramës e rilindjes për t’i kërkuar llogari se çfarë ka bërë në këto tre mandate.
Në të gjithë vendin, në 6 qendrat me të rendësishme deri në 8 do të qëndrojme këtu, qytetarët do të na përgjigjen më tej ndoshta. Çdo formë do përdoret, që përdor një njeri i dnershëm. Kur i prek qytetarët bukën e gojës dhe i largon, duke marrë pushtetin me banda, ky është minimumi që mund të bëjmë. 2025 duhet të jetë qeverisje e re, e shqiptarëve, e nderit. Që mund të bëjë gjëra të mira, e jo duke vjedhur nga mëngjesi në darkë”, tha Hoxha.