Mosbindja civile tek rrethrrotullimi i Milotit, protestuesit ulen këmbëkryq para kamionit

Ka nisur në gjithë Shqipërinë mosbindja civile e opozitës, ku janë bllokuar disa akse rruggore.

Në Lezhë protestuesit janë ulur këmbëkryq për të bllokuar rrugën tek rrethrrotullimi në Milot. Disa qytetarë janë ulur këmbëkryq në asfalt duke bllokuar aksin, kurse një tjetër u pa teksa varej në një prej kamionëve të transportit, duke e penguar të vijonte më tej.

Kujtojmë që në këtë rrethrrotullim janë caktuar deputetët; Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli.

About Redaksia

Check Also

Pacolli paralajmëron Ramën

Behgjet PACOLLI Ne jami kthyer në një gjendje që i ngjan një DIGE që duron …