Paloka: Qëllimi është të bllokojmë rrugët kryesore, policia të mos provokojë qytetarët

Deputeti i PD, Edi Paloka, i cili ndodhet në rrethrrotullimin e Shkozetit, një nga 6 pikat ku po protestohet, tha për Syri TV se protesta do të vijojë ashtu sikundër është njoftuar. Ai tha se qëllimi i protestës së sotme është bllokimi i akseve rrugore dhe nuk do të ketë veprime të tjera.

“Siç e kemi deklaruar prej ditësh qëllimi i aksionit të sotëm është bllokimi i disa akseve rrugore. Do të vazhdojmë të bllokojmë rrugët. Atë që kemi deklaruar prej ditësh atë kemi bërë dhe atë do bëjmë. Qëllimi i sotëm është bllokimi i akseve.

Është mirë që policia të mos provokojë qytetarët sepse ne do ta qojmë deri në fund atë që kemi nisur dhe e kemi deklaruar publikisht ditë më parë.

Sot aksioni është bllokimi i akseve rrugore në të gjithë vendin.

Do të jemi këtu për kohën që kemi paralajmëruar dhe pastaj do të shpërndahemi.

Cdo gjë vjen në bazë të reagimit që marrim sepse ne tashme kemi shpallur edhe kërkesat tona të cilat qeveria teksnike është kërkesa kryesore e opozitës. Gjitha beteja jonë bëhet për këtë qëllim”, tha Paloka.

Ndërkohë protestuesit tek mbikalimi i Shkozetit përvecse kanë bllokuar rrugën kanë djegur edhe goma. E njëjta situatë është edhe në akset e tjera, ku opozita ka bllokuar rrugët.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …