Vokshi: Qytetarët gjithnjë e më shumë po i bashkohen thirrjes së PD për protestë

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka folur për SYRI TV nga protesta që po ushtrohet nga qytetarët te ish-sheshi Shqiponja, të cilët kanë bllokuar hyrjen për në kryeqytet.

Sipas Vokshit, prezenca e qytetarëve në të gjashta pikat ku është bllokuar është shumë e madhe, gjë që tregon se qytetarët gjithnjë e më shumë po i bashkohen thirrjes së PD dhe opozitës për protestë, për të refuzuar këtë qeveri të kryesuar nga Edi Rama, kryeministri më i korruptuar në Europë.

“Janë 77 forma të ndryshme të mosbindjes civile, kjo është njëra prej tyre. Paralizimi i të gjitha akseve kryesore të Shqiëprisë, janë 6 akse që e paralizojnë Shqipërinë nga Veriu në Jug. Prezenca e qytetarëve në të gjashta pikat ku është bllokuar është shumë e madhe, gjë që tregon se qytetarët gjithnjë e më shumë po i bashkohen thirrjes së PD dhe opozitës për mosbindje civile, për të refuzuar këtë qeveri të kryesuar nga Edi Rama, kryeministri më i korruptuar në Europë.

Janë qytetarë që janë të zemëruar sepse nuk marrin shërbimet e ndryshme, nuk kanë shërbim arsimor, shëndetësor, sociale, nuk marrin ndihmën ekonomike etj.

Secili prej qytetarëve që i janë bashkuar sot thirrjes së PD e ka jo një arsye por 1001 arsye.

Kjo është njëra prej mënyrave të mosbindjes civile, do të kemi në vijim forma të tjera”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

“Shkrimi në FoxNews tronditi qeverinë”/ Analisti: SHBA po rikthen vëmendjen ndaj Shqipërisë!

Analisti Enton Abilekaj foli në lidhje me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Edi Ramës …