Alimehmeti: Shifra të frikshme! Një ndër tetë gra me kancer gjiri!

Tetori Rozë na kujton të gjithëve rëndësinë e shëndetit dhe solidaritetit në përballjen me sfida të mëdha, si ajo e kancerit të gjirit.

Ky muaj nuk është vetëm për të rritur ndërgjegjësimin, por gjithashtu për të theksuar rolin që secili prej nesh mund të luajë në mbështetje të kësaj çështjeje jetësore.

Me një fjalim të mbajtur para shtëpisë së Berishës, mjeku Ilir Alimehmeti, u bë zëri i atyre që janë përballur me këtë sfidë të jetës, duke theksuar dhe njëherë gjendjen skandaloze të spitaleve dhe sistemit shëndetësorë në Shqipëri. .

Alimehmeti u shpreh se kontrolli shëndetësor i kryer në kohë, dhe çdo fjalë inkurajimi është një hap përpara drejt një të ardhmeje më të shëndetshme për të gjithë.

“Çdo kontroll shëndetësor i kryer në kohë dhe çdo fjalë inkurajimi është një hap përpara drejt një të ardhmeje më të shëndetshme për të gjithë.

Një ndër 8 gra do ketë kancer gjiri gjatë jetës së tyre, dhe është numër shumë i madh. Nuk po flas si mjek, por po flas si djalë, si vëlla dhe si mik. Ta bëjmë këtë gjë për motrat tona, nënat, tezet dhe hallat tona. Ne mund të bëjmë shumë për këtë gjë. Njëherë e një kohë kjo ishte një shifër e frikshme, sot është bërë shumë të promocioni shëndetësor, diagnostikimi i hershëm dhe përmirësimi i trajtimit.

Ky është një kalvar për ta dhe familjet e tyre, ndjehen të drobitura dhe të dërmuara. Ndjehen më të dërmuara nga sistemi shëndetësor, dhe ne duhet ta forcojmë, që ato të mos shihen si target, si subjekte.

Por a është e lehtë të bëhet ky sistem shëndetësor më i mirë. Nuk është e lehtë, por ne do të donim ti përmirësonim këtë sistem numrat 1 ndër 8, ti harronim”, tha Alimehmeti.

About Redaksia

Check Also

Rëndimi i akuzës për Beqajn/ Berisha: Meritë e opozitës, do t’i zbërthejmë një nga një dhe anëtarët e organizatës kriminale Skap

Kryetari i PD, Sali Berisha, vlerësoi opozitën dhe qytetarët protestues për rolin e tyre në zbërthimin …