Atentati në Shkodër/ Si u kërcënua pak ditë më parë Arlind Bushati, një person i drejtoi armën

Dy persona mbetën të vrarë në një atentat të ndodhur ditën e sotme në Dobraç të Shkodrës. Një nga viktimat është Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit, ndërsa Arlind Bushati mbeti i plagosur rëndë.

Arlind Bushati, pak ditë më parë është kërcënuar me armë zjarri. Ngjarja është shënuar më 11 tetor të këtij viti, ku dy personat të cilët lëviznin me një motor, janë afruar pranë tavolinës ku ndodhej Arlind Bushati dhe disa miqtë të tij.

Një prej autorëve të dyshuar, ka zbritur nga motori, ka nxjerr një armë në dukje automatike, dhe ia ka drejtuar Arlind Bushatit, por nuk është regjistruar asnjë e shtënë.

Kjo situatë ka krijuar panik, tek qytetarët që ndodheshin në lokalin ku qëndronte Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ku ky i fundit ka qenë kandidati i Partisë Demokratike, për kryetar bashkie në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.

32-vjeçari Arlind Bushati, iu drejtua policisë së Shkodrës, duke kallëzuar për ngjarjen, por ndonëse policia e Shkodrës sekuestroi pamjet e sigurisë në ambientin ku ndodhi ngjarja, nuk mund të identifikojë e më pas arrestojë autorët.

Kujtojmë se në mars të vitit 2022, babait të Arlind Bushatit, Xhemal Bushatit, iu vendos eksploziv në një godinë që kishte në pronësi në pedonalen e Shkodrës.

About Redaksia

Check Also

Rama flet për zgjedhjen e Trump: Do jetë njësoj si Biden, s’do ndryshojë gjë

Zgjedhja e Trump “për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë”. Kështu ka deklaruar  Rama në Budapest të …