Berisha: Shqipëria 3 orë në duart e opozitës! Narko-regjimi dridhet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur protestën e opozitës, ku u bllokuan për 3 orë 6 akset kryesore të vendit në shenjë mosbindje civile dhe ku u përsëritën kërkesat për qeveri teknike, lirimin e liderëve të opozitës dhe kthimin e vendit në normalitet.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson se, mosbindja civile ka dridhur narko-regjimin.

Reagimi

Shqipëria 3 orë në duart e opozitës! Narko-regjimi dridhet!

Mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që me drejtimin, përkushtimin, organizimin, guximin që dëshmuat në këtë betejë të mosbindjes civile të opozitës kundër narko-regjimit dhe për suksesin e plotë që u arrit. Shqipëria u paralizua dhe për tre orë ishte në duart tuaja. Narko-diktatura u dridh! Kreu i saj Edi Rama ndersej fallangat e tij kundra jush, por deshtoi. Ju qëndrestare të pamposhtur, përmbushët misionin tuaj. Nderim dhe mirënjohje! O sot, o kurrë! Është rradha jonë, është rradha jonë! Fitore! #sb

About Redaksia

Check Also

Raporti i fortë i SHBA/ Shqipëria, krim i organizuar, korrupsion dhe pastrim parash nga trafiku i drogës

Raporti i vitit 2025 i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri …