Garo: Tetori Rozë është një muaj për të vepruar, shëndeti vlen më shumë se çdo detyrë

Sot dita e 303 e protestës qytetare në Rrugën e Shpresës, iu dedikua Tetorit Rozë, maujt të ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit.

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo bëri edhe njëherë thirrje nga podium për të gjitha gratë, të mos e anashkalojnë mamografinë për ti paraprirë cdo rreziku.

Garo tha se, një grua është si një paketë caji, nuk mund ta dish sa e fortë është deri sa e fut në ujë të nxehtë.

Fjalimi i plotë

Të dashura gra dhe vajza, të nderuar të pranishëm, i nderuari Kryetar i Partise Demokratike Prof Doktor Sali Berisha

Kenaqesishume e madheqejemimbledhur e bashkuar sot per njekauzekaq te rendesishme si shendetidhe jeta e gruas. Juftoj te ndiqninje spot te pergatitur ne bashkepunim me LDG ne permbyllje te muajit te ndergjegjesimit per Kancerin e Gjirit.

Sot jemi këtu për një çështje që na prek të gjithëve, direkt ose indirekt. Tetori është muaji kur çdo vit i kushtohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ky është një moment për të reflektuar, për të vepruar dhe për të kujtuar rëndësinë e shëndetit tonë – një temë për të cilën ne gratë shqiptare duhet të flasim më shumë, me hapur dhe pa frikë.

Kanceri i gjirit po prek cdo vit e më shumë gra dhe vajza të reja. Sot, një në tetë gra në mbarë botën do të preket nga kanceri i gjirit gjatë jetës së saj. Në Shqipëri, rreth 700 raste të reja diagnostikohen çdo vit. Ky është një numër që duhet të na bëjë të gjithëve të ndalemi dhe të pyesim: çfarë mund të bëjmë për të parandaluar këtë sëmundje? Si mund t’a mbështesim njëra-tjetrën?

Kjo sëmundje nuk bën dallim. Dhe më e dhimbshmja është se vitet e fundit kemi parë një rritje të rasteve tek gratë e reja, të cilat janë vetëm në fillim të jetës së tyre. Statistikat tregojnë se në botë, rreth 10% e rasteve të kancerit të gjirit ndodhin tek gratë nën moshën 45 vjeç. Kjo është alarmuese, dhe duhet të jetë një thirrje për veprim për të gjitha ne.

Nëse kanceri i gjirit zbulohet në fazat e hershme, shanset për ta mposhtur atë janë mbi 90%. Imagjinoni sa jetë mund të shpëtohen vetëm duke bërë një kontroll vjetor!

Tetori Roze është një muaj për të vepruar, por kujdesi për shëndetin nuk duhet të zgjasë vetëm një muaj. Le të jetë kjo mbremje sot një kujtesë e forte për secilën prej nesh, për ta kthyer kontrollin e gjirit ne një përparësi, edhe ne perditshmërine tonë të ngarkuar. Le të jemi ne një shembull për vajzat tona, për shoqet dhe koleget, për nënat dhe motrat.

Per fat të keq, kanceri i gjirit prek jo vetëm gratë, por ndikon tek e gjithë familja dhe njerëzit e afërt. Le të jemi aty për njëra-tjetrën, të ndërtojmë një rrjet mbeshteje dhe kurajoje, sepse vetëm bashkë mund ta përballojmë këtë sfidë.

Sot, ne jemi më të vetedijshme. Tetori Roze është një thirrje për të mos u frikësuar nga e panjohura.

Prandaj, sot ju ftoj të gjithave –mos ta lëmëpër më vonë. Shëndeti vlen shumë më tepër se çdo detyrë apo angazhim. Le ta tandjejmëdhe ta besojmëtëgjithëforcënqë ne mbartim. Dua ta përmbyll me njecitimtëfeministes se shquarEleonore Roosevelt: «njegruaeshte si njepaketecaji, nukmund ta dish sa e forte eshtederi sa e fut ne uje te nxehte». Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …