Kanceri i gjirit/ Vokshi Ramës: Asnjë lek të vjedhur nga shëndeti s’ke për ta gëzuar!

Gjatë tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, kjo natë ishte e dedikuar veçanërisht për gratë, në shenjë solidarizimi dhe sensibilizimi për kancerin e gjirit.

Kretarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, njëkohësisht deputete e PD, Albana Vokshi nga Rruga e Shpresës u bëri thirrje grave të bëjnë mamografi, si e vetmja mënyrë për të parandaluar kancerin e gjirit.

Sipas Vokshit, ka një mungesë totale të sensibilizimit të kancerit të gjirit nga ana e kryeministrit Rama, ministrisë së Shëndetësisë dhe një sërë institucioneve që kanë të bëjnë me fushatën.

Teksa rekomandoi bërjen e mamografisë dhe kosultave me mjekët specialsitë për të zbuluar në kohë kancerine gjirit, Vokshi pati dhe një betim për Ramën, që sipas saj nuk ka për të gëzuar asnjë qindrakë nga paratë e vjedhura për shëndetin.

Edhe pse nuk ëhstë besimplotë se SPAK mund të hetojë vjedhjen në onkologjik, me ilaçet e pacienteve me sëmundje tumorale, Vokshi tha se kallëzimi është bërë për Ramën në krye, Manastirliun dhe të gjithë zinxhirin komandues të QSUT.

Ka një mungesë totale të sensibilimit nga ana e kryeministrit, ministrisë së shëndetësisë dhe institucioneve përgjegjëse për kacerin e gjirit. Ne si PD vendosëm, që gjatë muajit tëtor të bënim një seri takimesh në mbarë vendin. Shëndeti i gruas është shumë i rëndësishëm për PD dhe LDG.

Ditë jo e mirë për Shkodrën sot, se si krimi u mori jetën njerëzve të pafajshëm në rrugë. Krimi ka pushtuar rrugët dhe instiucionet. Policia është totalisht nën zotërimin e bandave kriminale. Duhet të flisinim për policinë dhe urdhrin që mori për të provokuar opozitën dhe gratë që ishin në protestë. E turpshme arrestimi i një gruaje, nënë me dy fëmijë. Kjo tregon se regjimi i Ramës është në grahmat e fundit.

Edhe 1 ditë ka mbetur nga muaji i sensiblilzimit, mesazhi është që mos e lini vetëm një ditë. Mesazhi të përçohet, por 365 ditë në vit të sensibiolozojmë. Parandalimi është fazë kryesore e kësaj sëmundjeje. Bëni mamografi zonja, shpëtoni jetë. Bëni testet e duhura në kohën e duhur se shpëtojnë jetë. Konsultohuni me mjekët e familjës dhe specialistët.

Shkoni te Onkologjiku, a ka ilaçe? Mungojnë, sepse vidhen nga kjo bandë e babëzitur me në krye Ramën e ministrant njëri pas tjetrit. 700 raste të reja në vit, dy gra në ditë diagnostikohen me kancer gjiri. 200 e humbin këtë betejë, por ka shpresë që të gjitha ne, të bëjmë një rol që na takon, t’u themi grave bëni mamografi.

Kam bërë kallëzim në SPAK për Ramën, Manastriliun dhe gjithë zinxhirin komandues. Asnjë qindarkë të vjedhur të parave të shëndetit, Edi Rama s’ke për të gëzuar, dhe ky është një betim që ne bëjmë sot.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet/ Veliaj-Ajolës: Thuaji Ramës, Belinda i ka paguar Olsit 2 milion euro në Greqi!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencën me gazetarët, denoncoi dhe një pjesë të përgjimeve …