Kush është kryepolici që udhëroi arrestimin dhe dhunimin e protestuesve

Rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan ishte një  nga zonat më të tensionuara të protestës së opozitës, e cila për 3 orë paralizoi qarkullimin e automjeteve nga veriu në jug të vendit.

Gjatë aksionit të opozitës jo pak herë, protestuesit u provokuan nga policia, e cila me urdhër nga lart e kishte porosinë e qartë: Të provokojë dhe të dhunojë protestuesit.

Gjatë protestës, polici Roven Zeka pati përplasje të ashpër me deputetin demokrat, Tomorr Alizoti, i cili po i kërkonte llogari përse policia shtyn dhe dhunon protestuesit.

“E zgjidhim ne atë punë!”, ishte përgjigja prej të “forti” i kryepolicit të Elbasanit Roven Zeka, i cili pas përfundimit të protestës nisi “ushtrinë” e policëve për të arrestuar qytetarët, të mitur, gra dhe eksponentë të Partisë Demokratike.

Pas orës 20:00, një “ushtri” me efektivë dolën në terren për të arrestuar dhunshëm kush t’i dilte para duke mbushur plot furgonët e polcisë së Elbasanit. Siç mund ta shihni nga pamjet më poshtë disa protestues në Elbasan u shoqëruan në polici, pas tensioneve dhe përplasjeve mes qytetarëve dhe uniformave blu.

Të revoltuar reaguan disa demokratë. “Jeni kukullat e Edi Ramës apo jeni Policia e Shtetit”, u shpreh një protestuese.

Kujtojmë se në vitin 2016, PD e kishte denoncuar Zekën si narkopolic të lidhur me Emiljano Shullazin.

 

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …