Noka: Terrori policor dhe arrestimet e padrejta si akt diktatorial i narkopolicisë nën urdhrat e Ramës!

DEKLARATË PËR MEDIA SEKRETARI I PËRGJITHSHËM NË PD, FLAMUR NOKA

Terrori policor kundër opozitës i urdhëruar nga Rama dhe i vënënë zbatim nga Hoxha i riu dhe narkopolicët e tij, është dëshmia se paqe me krimin në qeveri nuk mund dhe as do të ketë.

Partia Demokratike dënon me forcë arrestimin e drejtuesvekryesorë të opozitës në Elbasan, Fier dhe veçanërisht të kryetarit të PD Pogradec, zotit Genti Çela.

Në një akt banditesk I denjë për diktaturat, narko-policia e regjimit ka thirrur për të dhënë deklarime të gjithë drejtuesit e opozitës, me listë, përfshi edhe deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Arrestimet e padrejta dhe të dhunshme të çdo demokrati dhe opozitari do të marrin sa më shpejt përgjigjen e merituar.

Opozita nuk ndalet dhe as trembet.

Paralizimi që i bëmë mbrëmë vendit për tri orë është vetëm njëra nga etapat e mosbindjes civile.

Partia Demokratike dhe qytetarët dëshmuan dje vetëm një pjesëtë arsenalit opozitar, një ndër 77 format e mosbindjes civile.

I trembur nga paralajmërimi se një prej rrugëve tona do të jetëmarshimi në Surrel, Rama lëshoi narkopolicët me uniformën e shtetit për të na trembur.

Çdo provokim dhe kërcënim i tillë nuk na zmbraps por na e thellon bindjen dhe shton zellin e vendosmërinë.

Sado i fortë të jetë bunkeri i makthit tënd, o Edi Rama, nuk ështëmë i pamposhtur se ai i Hitlerit.

Çdo prangë, cdo burgim, cdo arrestim i liderëve dhembështetësve të opozitës, është vetëm një hallkë me shumë në zinxhirin e zemërimit popullor, që opozita do ta hedhë në qafë për të të tërhequr nga Surreli tek vendi ku 33 vjet më parë hodhën statujën e idhullit tënd.

Edhe pse Blloku ka ndërruar adresë, vetëm një herë në jetë populli mund të ndalet për të hyrë në shtëpinë e së keqës dheushtruar lirinë dhe zemërimin e vet.

Ajo herë ka kaluar.

Demokratëve u bëj thirrje të mos trëmben.

Edi është vetëm Enveri që ka bërë dhëmbët dhe, kafshimi i tij është prej qeni të rrahur kur ishte këlysh.

About Redaksia

Check Also

Protesta nuk ndalet pavarësisht kërcënimeve me gjoba, qytetarët sërish para zyrës së Ramës

Protestat kundër qeverisë kanë vijuar edhe këtë mbrëmje para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë, studentë …