CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Pensionistët protestojnë para Kryeministrisë, kërkojnë rritjen e pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik

Pensionistët po protestojnë ditën e sotme para Kryeministrisë, e dyta brenda javës. Ata kërkojnë rritje të pensioneve në kufirin e pagës minimale.

“Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftërinjtë. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Nuk mund t’u biem më qafë fëmijëve. Çfarë t’i kërkoj djalit unë. Ka dy fëmijë, 3 fëmijë. Këta janë kriminelë”, tha një pensionist.

Ndërkohë një ish-minator kërkon që qeveria Rama të rishikojë Statusin e Minatorit.

“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve”, tha ai.

Pensionistët kërkojnë gjithashtu edhe miratimin e minimumit jetik.

About Redaksia

Check Also

Dallëndyshja e IKMT thirret në SPAK

Ish-drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici është paraqitur paraditen e kësaj të martë në ambjentet e …