Nga Redin HAFIZI
Të vendosësh të mos punosh për qeverrinë Shqiptare edhe nëse të rrezikohet buka e gojës quhet heroizëm dhe janë të rrallë heronjtë. Por heronjtë duhen mbrojtur dhe duhet që të tregojnë se edhe këtu nevojiten njerëz trima. Trimat i pamë në NYC kur u hodhën në mbrojtje të heronjve që po rezistojnë nën regjimin më antishqiptar që ka parë historia e Shqipërisë.
Ata që qeverrisin në Shqipëri nuk i duan Shqiptarët. Ata që qeverrisin në Shqipëri financohen dhe mbështeten nga ata që nuk duan Amerikanët, por po qeverrisin në Amerikë. Mitingu i Trump në Madison Square Garden u cilësua si një aktivitet nazistësh nga Tampoon Tim dhe identitetet që kërkojnë Tim dhe tampoon. Megjithatë kjo është demokracia, sistemi i të drejtës, kur individët akuzojnë, shpifin, krijojnë realitete dhe nuk pasqyrojnë realitete përmes mediave sociale apo korporatave mediatike.
Në të gjitha këto raste në mbrojtje vjen Amendamenti i Parë i Kushtetutës. Ndërkohë në demokraci ne mund ta përdorim fjalën për qëllime të mira, por jo, nuk na lejohet, pasi të fuqishmit na kërcënojnë me bukën e gojës. Në këtë rast të fuqishmit e korporatave të lidhur me qeverrinë e konsiderojnë pengesë lirinë e shprehjes, pra Amendamentin e Parë të Kushtetutës. E realizuan në Shqipëri dhe kërkojnë që ta bëjnë në USA.
Kërcënimet e shumë aktorëve apo këngëtarëve në Amerikë se nëse Trump fiton, ata do të largohen është thjesht një thirrje për diskriminim për bindje politike. Ky është fashizëm dhe fashizmi siç e ka thënë George Carlin nuk do të vijë me këmishat e zeza apo kafe, nuk do të vijë me këpucë ushtarake. Fashizmi vjen me atlete Nike dhe bluza me fytyrën e qesharakut. Kjo po ndodh dhe kuotat nuk janë të kota.
Kompanitë dhe imazhet janë ndarë. Shprehen politikisht dhe kjo vetëm se kërkohet që perandoria të vendoset njëherë e përgjithmonë me ndihmën e USA. Ata kërkojnë që globalistët të jenë qytetarët, politikanët oborrtarët dhe njerëzit, pra populli do të jenë skllevërit, të cilëve liria do t’u jepet vetëm në sajë të shërbimit ndaj qeverrive shërbëtore të elitës. Nuk ka punë për njeriun që nuk shërben, nuk ka shërbime për njeriun që nuk shërben, nuk ka keqardhje edhe nëse zhduket komplet me farë e fis njeriu që nuk shërben.
Ky njeri tashmë ndodhet në varr, në burg ose në rastin më të mirë në emigrim. Kjo ishte arsyeja se përse Rama gjeti atë pritje në NYC. Ai i ka shtypur Shqiptarët dhe i ka detyruar të largohen që të krijojë strukturën e tij për të fituar zgjedhjet. Kjo ka qenë një ide e hershme, por kërkoi kohën e duhur dhe administratën e duhur në USA, ndërkohë që George Carlin bie dakort me Bill Maher se fashizmi lulëzon kur sistemi i korporatave kthehet në qeverri. Ne kemi vuajtur nga fashizmi dhe nazizmi. Ne jemi në këto kushte, kur oligarkët qeverrisin dhe qytetarët vuajnë.
Ndërkohë të gjithë e kuptojnë se në Shqipëri edhe punësimi në sektor privat vendoset nga patronazhistët që deklarojnë preferencat politike. Pra qytetarët në Shqipëri nuk kanë shumë zgjidhje. Ata janë nën presion të bëhen shërbëtorë, apo të largohen. Fatkeqësisht kur bëhen shërbëtorë vuajnë faktin e humbjes së njerëzve të dashur që nuk pranojnë të pajtohen me regjimin. Ndërkohë ata që largohen e shohin më qartë realitetin në Shqipëri. Ata që largohen shohin të lumtur se kanë shpëtuar nga burgu.
Ata që largohen gjithashtu e morën vendimin dhe është e kotë që t’u bëhet propagandë, pasi nuk pëlqejnë të mashtrohen dhe këtë e kanë vendosur që në 1990. Janë këta që kurrë nuk pranuan të punojnë për partinë që ndërroi emrin tre herë, PKSH, PPSH dhe së fundmi PSSH. Janë trimat dhe heronjtë që do të ndryshojnë Shqipërinë në shërbim të Shqiptarëve e jo të axhendave globaliste.