Spahia: Qytetarët e Shkodrës jetojnë nën terrorin e krimit! Policia politike e angazhuar në përndjekjen e opozitës

Anëtari i Kryesisë së PD, Bardh Spahia ka reaguar për ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku mbetën viktima 2 persona.

Spahia shkruan në një postim në rrjetin social Facebook se, ngjarja e sotme tregon edhe njëherë terrorin në të cilin jetojnë çdo ditë qytetarët Shkodranë nën thundrën e krimit.

“Ngjarja tragjike në Shkodër për fat të keq tregon edhe njëherë terrorin në të cilin jetojnë çdo ditë qytetarët Shkodranë nën thundrën e krimit.

Ndërkohë që policia politike është e angazhuar në përndjekjen e persekutimin e opozitës që proteston kundër kriminalizimit të shtetit, krimi sundon i qetë.

Shkodra dhe gjithë Shqipëria vuan sot shkrirjen në një të shtetit me krimin e organizuar, përndryshe ngjarje si kjo e sotmja me disa viktima do ishin parandaluar”, shprehet Spahia.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …