Anëtari i Kryesisë së PD, Bardh Spahia ka reaguar për ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku mbetën viktima 2 persona.
Spahia shkruan në një postim në rrjetin social Facebook se, ngjarja e sotme tregon edhe njëherë terrorin në të cilin jetojnë çdo ditë qytetarët Shkodranë nën thundrën e krimit.
“Ngjarja tragjike në Shkodër për fat të keq tregon edhe njëherë terrorin në të cilin jetojnë çdo ditë qytetarët Shkodranë nën thundrën e krimit.
Ndërkohë që policia politike është e angazhuar në përndjekjen e persekutimin e opozitës që proteston kundër kriminalizimit të shtetit, krimi sundon i qetë.
Shkodra dhe gjithë Shqipëria vuan sot shkrirjen në një të shtetit me krimin e organizuar, përndryshe ngjarje si kjo e sotmja me disa viktima do ishin parandaluar”, shprehet Spahia.