Tetori rozë/ Berisha: Diagnoza e parakoshme, një nga kushtet e shërimit të plotë nga kjo sëmundje

Kryetari i PD, Sali Berisha, në kuadër të muajit të sensibilizimit ‘Tetori rozë’, i ka bërë thirrje të gjitha femrave shqiptare që të bëjnë depistimet e nevojshme për këtë sëmundje të rëndë.

Berisha tha se, diagnoza e parakoshme, është një nga kushtet më të rëndësishme të shërimit të plotë nga kjo sëmundje.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më miqësore, më të përzemërta, ju misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Një përshëndetje të përzemërt, oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë, që mbrojnë me guxim të vërtetat që fsheh dhe përfaqëson ky regjim.

Por sonte në mënyrë të veçantë, dua të përshëndes përzemërsisht zonjën Alban Vokshi, drejtuesit e Lidhjes Demokratike, zonjat e nderuara, që trajtuan në fjalimet e tyre, me aq dhembshuri, vërtetësi, një nga problemet më të dhimbshme sot për nënat, vajzat, gratë, motrat shqiptare.

Një përshëndetje të përzemërt, të gjitha zonjave, zonjushave, grave, vajzave, motrave, kudo që janë.

Përkushtimi i këtij aktiviteti sot, Tetorit Rozë është një thirrje për të gjitha vajzat, gratë, nënat, motrat, të tregojnë vëmendje maksimale, për shëndetin e tyre, për mbrojtjen e tyre nga njëri prej armiqve më të egër të shëndetit të tyre, siç është kanceri i gjirit.

Përkujdesja, diagnoza e parakoshme, e hershme, është një nga kushtet më të rëndësishme të mjekimit dhe shërimit të plotë nga kjo sëmundje”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Televizioni në SHBA jehonë protestës: Berisha tha se, beteja është e pandalshme deri në rrëzimin e Ramës

Mediat e mëdha ndërkombëtare po raportojnë intensivisht për mosbindjen civile të opozitës shqiptare. Një nga …