Lideri i opozitës, Sali Berisha po zhvillon një intervistë në Top Story.
Nisur nga mosbindja civile e opozitës përmes protestave të javëve të fundit, Berisha u pyet nga drejtuesja e emisionit, Grida Duma nëse edhe ai do të vepronte me “mosbindje civile”, duke kthyer arrestin shtëpiak, masë e vendosur nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.
Kreu i PD theksoi se “mosbindja civile” është iniciuar nga ai dhe se ka pasur mbështetje të fuqishme.
“Ajo mosbindje civile ka nisur nga unë, duke lënë modestinë mënjanë dhe si koncept dhe si ide është mbrojtur në mënyrë të fuqishme si kundër është zbërthyer, sepse të ftosh të tjerë për mosbindje civile së pari duhet t’i bindësh ata se motivi qëndron plotësisht, se kauza që mbron është e drejtë dhe ajo ça unë jam përpjekur me mundësitë e mia shqiptarët është se kemi të bëjmë me një narko diktaturë. Gjëra që ti thua shpjegon apo mbron nuk zënë menjëherë fole në mendje dhe ndërgjegjen e të tjerëve kur unë kam informuar shqiptarët dhe vijoj të paraqes se Shqipëria ndodhet në formën më të keqe”, tha Berisha.