Berisha: Narkopolicia jo vetëm që nuk e mori në mbrojtje Arlind Bushatin, por as nuk denjoi të dëgjojë shpjegimet e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Policisë së Shtetit në lidhje me masakrën e djeshme në Shkodër, ku mbetën tre viktima, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një grua e pafajshme e cila po udhëtonte me motor sëbashku me burrin e saj.

Berisha tha se, narkopolicia jo vetëm që nuk e mori në mbrojtje Arlind Bushatin, por as nuk denjoi të dëgjojë shpjegimet e tij.

“Miqtë e mi, pasdite dje, tek kthehesh në shtëpi te tre fëmijët e saj, ra, humbi jetën Flutura Basha.

Bashkëshorti i saj lufton me vdekjen në shtratin e spitalit.

Dy të rinj, Hamza Liçi, Arlind Bushati, 23 dhe 33 vite, u korrën nga breshëritë e vrasësve në pritë.

Një masakër e mirëfilltë, një dramë.

Tre njerëz humbën jetën, një i katërt në gjendje të rëndë.

Viktima të pafajshme.

Tre fëmijë të familjes Basha mbetën pa nënë, por miqtë e mi, ky ishte një krim i paralajmëruar.

Kjo dramë, kjo masakër mund të ishte parandaluar dhe shmangur plotësisht.

Çifti Basha mund të kishte mbërritur mbrëmë në shtëpinë e vet dhe sot do të ishte së bashku në shtëpi me fëmijët e tyre.

Po kush mund të parandalonte këtë krim, më thoni ju mua?

Narkopolicia e Edi Ramës, që është njësh me krimin?

Jo, kurrë.

Kujtoj se jo më larg se në shtatort, Arlind Bushati tek pinte kafe me shokët e vet, pa vrasësin serial që i drejtuan armën por nuk i shkrepi për t’i marrë jetën. Por çfarë bëri policia para këtij akti? Narkopolicia jo vetëm që nuk mori në mbrojtje Arlindin, por as nuk denjoi as të dëgjojë shpjegimet e tij!

Kurse vrasësi, të cilin e njeh gjithë Shkodra, as nuk u mor në pyetje, as nuk u thirr, as nuk iu kontrolluar shtëpia, sepse vrasjet, masakrat dhe terrori janë mjetet me të cilat Edi Rama kërkon të sundojë dhe tmerrojë Shkodrën, ashtu siç mori mandatin e bashkisë, kërkon të marrë mandatin e deputetit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protesta nuk ndalet pavarësisht kërcënimeve me gjoba, qytetarët sërish para zyrës së Ramës

Protestat kundër qeverisë kanë vijuar edhe këtë mbrëmje para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë, studentë …