Berisha: Prokurori i SPAK del në përgjime ku bën pazar me një vrasës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë.

Deklarata e ambasadori të BE, Silvio Gonzato “Puna e shkëlqyer e SPAK ka dhënë rezultate”, sipas Berishës nuk është e vërtetë, ndërsa citoi disa prej përgjimeve të dosjeve ku një prej prokurorëve të SPAK komunikon me një eksponent të krimit.

“Në vitin e mbledhjes së kanabisin Donald Lu lëvdonte policinë për punën në vetëmohim që bënë kundër drogës, kur unë e denoncoja drogën dhe gjeneral ‘Lisi’ para Mc Gonigalit do të korruptohej, por Berisha mbronte interesin e vendit të tij.

Sali Berisha mbi bazë dokumentesh zyrtare të pamohueshme që disponon e ka shpallur Spak organizatë kriminale dhe pse e ka bërë këtë, mund t’i kisha marrë këtu me vete sonte dhe t’u lexoja disa nga regjistrimet ku prokurori i kërkon vrasësit ose trafikantit kaq e aq për t’ja ndryshuar krimin, për t’ja manipuluar dosjen, i SPAK-ut.

Jo komisioni meqenëse je aty, por në botë njeri që të më lëkundë mua në bindjet, se ai që tregton dhe bën pazar me vrasësin nuk është i lig sa vrasësi nuk ka, ai që i di këto dhe thotë, po po nuk jam i tillë. Kur kolegu i tij apo bosi i tij i thotë se ky prokuror ia tha na thuaj pak ti zotëri Duman, nga 19 pyetje që iu bënë Ymer Lalës i denoncuar nga Luftar Reci për vrasje nuk guxove t’i bësh pyetje për vrasje. Janë pak nga dosjet. Kam respekt për ambasadorin e BE-së, por më shumë kam për të vërtetën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Livadhisjet filozofike” të Kosit… në kohë kolere…

Nga Iva V.GRILLO Shoh një merak të rritur në rrjet nga disa relativizues profesionistë të …