Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, se kush është atentatori me emër e mbiemër, Shkodra e di mirë.
Berisha: Ai është ushtar i bandave.
Se kush është atentatori me emër e mbiemër, Shkodra e di mirë.
Shkodra e ka pa, e di mirë policia se kush i nxori në pritë. Por policia aty është, jo e tëra, nuk mund të them, por nga Mondi i Sulës, në fakt i Safetit më mirë të themi apo i Bariut, tek tjerë e tjerë me radhë, janë të gjithë në një mënyrë apo në një tjetër, anëtar bande.
Pyeteni ministrin pak, pse nuk arrestuat atentatorin e shtatorit në zemër të qytetit.
Jo se nuk e arrestuan, por as nuk i shkuan njëherë të kontrollonin shtëpinë e tij, ndonëse e kishin të filmuar dhe e dinin mirë se kush është.
Pra policia e shtetit shkoi, jo për të arrestuar, por për të mbuluar krimin e shëmtuar në të cilin mori pjesë, policia e Shkodrës, ndoshta dhe fijet më të larta, sepse kanë një qëllim tani, duan të garantojnë votat e Edi Ramës nëpërmjet Bajrëve.