Masakra në Shkodër, Rama tallet me viktimat e pafajshëm

Kryeministrin Edi Rama nuk e shqetëson aspak krimi që ka pushtuar vendin. Referuar masakrës së Shkodrës, Rama e cilësoi si “tragjedi” por sipas tij numri i vrasjeve në Shqipëri është i ulët.

“Me krimin po ndodh që është më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e ndonjë vendi, këto janë tragjedi nuk diskutohet por ne e kemi marrë detyrën me mesatarisht 110 vrasje në viti, i bie 1 vrasje në 3 ditë dhe sot jemi me numrin më të ulët të vrasjeve, këto ngjarje si në Shkodër janë tragjedi. Krimi në Shqipëri është më i tkurrur se kurrë më parë në historinë e vendit nuk ka përfunduar kjo betejë. Unë mund të them që cdo vit numri i vrasjeve është në rënie, ky vit është numri më i ulët i vrasjeve që kur unë kam marrë detyrën, dikur kishte 1 vrasje në 3 ditë”, tha Rama në “Opinion”.

Rama tha se nuk do të çuditje që në këto mesazhe të përmendej edhe emri i tij, por drejtësia duhet ë vërtetojë ato që thuhen në mesazhe dhe veprimet.

“Historia e Sky ECC është një histori që u takon organeve ligjzbatuese që ta hetojnë se aty ka me qindra mijëra mesazhe, por ato s’do të thonë asgjë deri në momentin kur çfarë thotë njëri isha atje takova atë gjatin, po marr rastin tim dhe pse nuk ka dalë, por nuk çuditem dhe po të dali, takova atë gjatin tha i gjati shiko se… këto janë muhabete kot”,-tha Rama.

Pyetje: Bandat po kontrollojnë vendin?

“Nuk besoj se është ky perceptim publik të tillë. Ne bëjmë anketime të përmuajshme. Policia e Shtetit prej vitesh është një institucion nga më të besuarit për qytetarët. Bandat nuk po kontrollojnë asgjë tjetër, por janë tkurrur në perimetrin e tyre”, tha Rama.

Pyetje: A tu jap një kopje të sky?

“Sky Ecc është histori që i takon organeve ligjzbatuese sepse aty ka shumë mesazhe por ato nuk duhet të thonë asgjë deri në momentin kur të dalë mesazhe edhe për mua mund të dalin. Takova atë të gjatin. Bëhet fjalë për vrasje. Kanë qenë 1 në 3 ditë dhe sot janë zvogëluar numrat. Nuk merrem unë me ato llumra, ua kam lënë juve. Në këtë shtet ka organe që merren me atë punë dhe në ato llumra ka një organ ligjz-batues që është SPAK që po merret dhe po punon”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …