Masakra në Shkodër/ Spahia: Bilanc lufte si pasojë e simbiozës së qeverisë me bandat

Anëtari i Kryesisë së PD, Bardh Spahia, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, teksa e cilësoi një bilanc lufte, numrin e të vdekurve në atentatin e djeshëm në Shkodër, shtoi se ngjarja e rendë, nuk ishte rrufe në qiell të hapur por pasojë e simbiozës së qeverisë me bandat.

Spahia tha se, nuk është më aspak enigmë tani. E kam thënë dhe vazhdoj ta them… që çdo shkodran e di lidhjen direkte të kryeministrit Rama me personazhe të botës së krimit në Shkodër, garancitë dhe mbrotjejen që ju jep.

“Dita e djeshme ka qenë një ditë me bilanc lufte për Shkodrën.

E thashë dhe gjatë një interviste tjetër … që të mos harrojmë… dita dje, filloi me diegien e dy automjeteve në përdorim të një oficeri policie, në mëngjes, dhe vazhdoi në drekë me një masakër të tmerrshme që ka shokuar opinionin publik shkodran, i cili ndjehet sot i terrrorizuar nën thundrën e krimit dhe aq me keq akoma ndjehet tërësisht i vetëm në përballje me këtë fenomen i cili dominon tanimë, jetën publike në Shkodër.

Nuk është rezultat i një rrfueje në qiell të hapur, por sigurisht që është pasojë e asaj lidhje simbioze, mes krimit të organizuar dhe segmenteve të caktuara të shtetit, të cilit duhet të ishin në luftë ndaj krimit, por janë kthyer realisht në një mbështetje ndaj krimit të organizuar dhe padyshim mbështetja që i jepet nga qeveria shqiptare dhe institucionet ligjzbatuese.

Nuk është më aspak enigmë tani.

E kam thënë dhe vazhdoj ta them… që çdo shkodran e di lidhjen direkte të kryeministrit Rama me personazhe të botës së krimit në Shkodër, garancitë dhe mbrotjejen që ju jep, lirshmërinë, sepse ai ka një marrëdhënie interesash ku krimi ndihmon votën për Ramën, dhe ai i then favoret nëpërmejt mbrojtjes së krimit dhe lënies së territorit në dorën e krimit të organziuar.

Ato që e vuajnë më shumë në kurriz, direkt, janë qytetarët shkodranë.

Unë po i referohem Shkodrës, por e njëjta situatë është në gjithë Shqipërinë, por simbolikisht, Shkodra sot është totalisht nën kontrollin e krimit”, tha Spahia.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …