Me urdhër nga lart, Parlamenti rrethohet me hekura e qindra gardistë

Garda e Republikës ka rrethuar godinën e Parlamentit me një gardh metalik, në prag të seancës së kësaj të enjteje.

Siç edhe ka ndodhur që kur ka ardhur në krye të parlamentit, Elisa Spiropali nuk ka lënë seancë pa e rrethuar vendin me hekura duke e kthyer si një burg elitar, për deputetët socialistë.

Në seancën e të hënës, deputetët e përjashtuar të opozitës vendosën të mos paraqiten, por të përgatisnin protestën e një dite më pas, ku bashkë me protestues të shumtë bllokuan disa akse të vendit.

Deputetët që u futën në Parlament bllokuan foltoren duke mbajtur në duar pankarta me mesazhe në anglisht kundër qeverisë socialiste, drejtuar ndërkombëtarëve.

About Redaksia

Check Also

Dosja e “Gjinos” të Ballukut/Anëtares së komisionit të tenderave i grabisin 200 mijë euro

“Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”. …