Parfumi “helmues” i Eldës dhe helmimi i një qyteti

Nga Gent STRAZIMIRI

Dy lajme në dy fjali të një reagimi ZYRTAR:

* që mbetjet JANË TOKSIKE

* që, PËR MBETJET TOKSIKE, porti NUK KA

HAPËSIRA TË PËRSHTATËSHME që të garantojnë ruajtjen e tyre.

Nga këto dy fjali, dalin dy çështje me të cilat duhet të merren “heronjtë e fëmijëve tanë”:

* ku u depozituan 1.200 ton mbetjet toksike kur u ngarkuan në anije?

* kush i pranoi në port megjithëse nuk ka “hapësira të përshtatëshme që të garantojnë ruajtjen e tyre”?

Pra, është tashmë zyrtare që për një periudhë të papërcaktuar kohe, në mënyrë të përsëritur, të paktën 300 mijë banorët e qytetit të Durrësit dhe ata qindramijë që udhëtojnë përmes portit, kanë qenë të ekspozuar ndaj këtij rreziku masiv.

Por, ky skandal që ka helmuar një qytet të tërë, ka 3 muaj që është publikuar dhe gjatë këryre 3 muajve Drejtori i Përgjithshëm i Portit, i cili u promovua Ministër i Mbrojtjes, ende nuk është thirrur nga SPAK sepse SPAK ka shumë ngarkesë….

SPAK ama, e gjeti kohën të thërrasë brenda javës deputeten Hoti Elda , për “tentativën e helmimit” të deputetëve, përfshi edhe veten (?!), me një spray parfumogjen i cili është “administruar” në cilësinë e provës…

Më [🖕] SPAK YOU [🖕] se kaq nuk mund të ishte…

Kaq!

About Redaksia

Check Also

E drejta që s’u dha, por u fitua: Emigrantët shqiptarë në Itali dhe beteja e tyre 30-vjeçare!

Nga Alba KEPI Pas dekadash kontributi në ekonominë italiane, letra, peticionesh dhe pritje të gjata, …