Spiropali ngriti kurth për ambasadorin Gonzato te parlamenti, por aty nuk u gjet asnjë patronazhist që t’i vërsulej, siç ndodhi me Belerin

Kreu i Partisë Demokratike Berisha tha gjatë konferencës me gazetarët se, “raportet janë paraqitur në selinë e parlamentit, por këtë kurth e organizoi zonja Spiropali thjeshtë duke shprehur se do të gjendej ndonjë patronazhist aty, siç ndodhi me Belerin, për të ju vërsulur ambasadorit Gonzato, por kjo nuk ndodhi”.

Berisha: Mendoj se aktet armiqësore të Edi Ramës, aktet brutale, sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë me tre liderët e partive opozitare të burgosur, ose në procese penale, pa asnjë fakt, provë, dokument.

Me deputet, nënkryetar i grupit parlamentar të burgosur, pse u tha të vërtetën shqiptarëve. Ata që mendojnë se mund të kalojnë mbi këto akte, nuk bëjnë gjë tjetër, veç se përligjin një diktaturë dhe ne jemi thjeshtë në qëndresën tonë.

Pra se çfarë dialogu kërkon Edi Rama, besoj se e demonstron qartë me burgosjen e drejtuesve kryesore të opozitës.

Ajo që ndjej keqardhje, ambasadori ishte i ftuar sot dhe nuk mund të mos e them, të dorëzojë raportin e Komisionit Europian ditën kur parlamenti ishte në seancë plenare.

I rikujtoj zotërisë së nderuar, se kjo kurrë nuk ka ndodhur. Raportet janë paraqitur në selinë e parlamentit, por këtë kurth e organizoi zonja Spiropali thjeshtë duke shprehur se do të gjendej ndonjë patronazhist aty, siç ndodhi me Bejlerin, për të ju vërsulur ambasadorit Gonzato, por kjo nuk ndodhi.

Ai kreu detyrën e tij, hyri nga dera kryesore, mbaroi punë dhe doli. Kështu ata që përcaktuan se me këtë kurth të realizonin ndonjë skenar të turpshëm siç ishte ai me Fredi Belerin, që e agresuan në detyrë te dera e parlamentit, kësaj radhe dështuan.

Kaq mund të them.

About Redaksia

Check Also

Rama flet për zgjedhjen e Trump: Do jetë njësoj si Biden, s’do ndryshojë gjë

Zgjedhja e Trump “për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë”. Kështu ka deklaruar  Rama në Budapest të …