Vokshi: Nuk kemi më vend në parlament derisa të çlirohet nga Garda

Deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi për mediat jashtë Kuvendit se nuk kanë më vend në parlament derisa të çlirohet nga Garda. Vokshi thekson se nuk jemi në juntë ushtarake dhe për sa kohë garda dhunon gratë deputete të opozitës, parlamenti i vërtetë do të mbahet jashtë.

“Parlamenti i vërtetë është jashtë atij parlamenti.

Ndaj ne jemi këtu, japim mesazhin ku mesazhet janë për hyrjen e Shqipërisë në Europë, kundër kësaj qeverie e cila të vetmen gjë që i ka bërë Shqipërisë është rritje e korrupsionit dhe lidhja me krimin e organizuar.

Kështu që këto janë mesazhet që siç i shikoni në pamundësi pas dhunës që ushtroi garda përsëri ndaj grave deputete.

Unë mendoj se ne nuk kemi më vend atje sot derisa ky parlament të çlirohet nga garda.

Nuk jemi në juntë ushtarake”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Rama flet për zgjedhjen e Trump: Do jetë njësoj si Biden, s’do ndryshojë gjë

Zgjedhja e Trump “për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë”. Kështu ka deklaruar  Rama në Budapest të …